VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një banesë në qytezën e Selenicës por fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ku flakët të cilat u përhapën me shumë shpejtësi duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.  Në vend ngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse nga qyteti i Vlorës që bënë të mundur kontrollin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Mësohet se zjarri ka ardhur nga kuzhina dhe paraprakisht dyshohet se pronarja e shtëpisë me inicialet M.C. ka lënë sobën ndezur. Në momentin që ra zjarri asnjë nga banorët nuk ishin në shtëpi. 

[gallery]21281[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)