Vlorë/ Lëndë plasëse në lagjen '10 Korriku', forcat xheniere bëjnë shpërthimin e komanduar (VIDEO)

Më shumë se pesë orë ka zgjatur paniku në radhët e qytetarëve në lagjen "10 Korriku" në Vlorë pasi banorët e zonës konstatuan një lëndë plasëse në rrugën kryesore.

Policia ndërhyri në zonë duke evakuar banorët dhe duke ndaluar qarkullimin e tyre në zonën ku u konstatua lënda plasëse. Ajo u konsatua rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme. Forcat xheniere nga Tirana kanë bërë shpërthimin e saj të telekomanduar pak para mesnate.

Mësohet se lënda plasëse ishte C4. Ajo ishte mbështjellë me një letër dhe do të shpërthehej pas komandimit me telefon.

Dyshohet se lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti dhe ka rënë gjatë lëvizjes së tij në atë zonë.

Ora 20:16
Lëndë plasëse në lagjen '10 Korriku' në Vlorë, bllokohet rruga
  • /r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • CIA+KGB: 01/04/2019 12:45

      Forcat xheniere do ishte mire qe te blejne nje robot per ekzaminimin dhe cmontimin e lendeve plasese pa e shperthyer, pasi mund te gjeheshin gjurme gishash ne cel, dhe menyra e montimit te lendes plasese berben nje indicie per identikit.

      Përgjigju
    • Fredi: 01/04/2019 10:40

      Vlora, Kabuli i vendit!

      Përgjigju
      • Vlora: 01/04/2019 18:04

        Fredi majmuni ..sa her qe del ndonj gje per vloren e nxier fytyren tende

    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

    Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen