Vlorë- Një automjet mëngjesin e sotëm ka aksidentuar një person i cili udhëtonte me biçikletë. Mësohet se i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Vlorë- Levan, pranë mbikalimit të Panajasë. Sipas informacioneve të para, mjeti tip "Hyndai" i cili drejtohej nga 23- vjeçari A.D ka humbur kontrollin dhe ka goditur 70- vjeçarin M.B i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
/Shqiptarja.com

Më datë 10.11.2017 rreth orës 08:55, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në autostradën Vlorë-Levan, tek mbikalimi i Panajasë një mjet ka goditur një shtetas i cili udhëtonte me biçikletë.
Nga verifikimi dhe hetimi paraprak i Policisë ka rezultuar se mjeti tip ''Hyndai'', me drejtues shtetasin A.D., 23 vjeç, duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtetasin M.B., rreth 70 vjeç, i cili udhëtonte me mjetin tip biçikletë.
I dëmtuari është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon veprimet e mëtejshme hetimore.