VLORË-Një makinë është djegur mesditën e sotme, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, pasi shoferi ka dalë me shpejtësi.
 
Makina ka qenë në ecje kur është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Novoselë - Vlorë, tek mbikalimi në Panaja.
 
Mjeti tip ''Ford Focus'' me targë AA 875 NV me drejtues mjeti E.A. 22 vjeç, banues në Risili është djegur pjesërisht.
 
Policia së bashku me shërbimin zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur fikjen e zjarrit, ndërsa nga zjarri në automjet nuk ka persona të dëmtuar.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit në automjet, ndërsa nga të dhënat e para shkak dyshohet se ka qenë një shkëndije elektrike. 


dy.b/shqiptarja.com