VLORË- Një makinë është gjetur e përfshirë mes flakëve jashtë rrugës në fshatin Risili.
Sipas policisë ata kanë marrë një telefonatë, ku raportohej për një makinë të djegur, por kur kanë shkuar në vendngjarje ata nuk kanë gjetur asnjë person.
Kjo sjell dyshime se drejtuesi i mjetit mund të jetë larguar nga vendngjarja, duke sjellë dyshime se makina me targa VL1836C ka qenë pa dokumenta.

Ose makina është përplasur dhe djegur qëllimisht për të mos lënë prova.
Sipas korespodentit të Report TV në Vlorë, nuk ka informacione për persona të lënduar dhe nuk dihet ende se cili është shkaku i përplasjes së automjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur më shumë shkaqet e aksidentit.
Gjithashtu edhe në Unazën e qytetit të Elbasanit, 50-vjeçari D.M., duke drejtuar mjetin tip “Iveko Kamion”, ka aksidentuar këmbësorin B. H., 80 vjeç.
Ai ndodhet në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/Shqiptarja.comKomente


Frediii ri mos ha me se te ben dem
PërgjigjuOre po vlonjati sikur osht trim pse nuk qendroi duke rrahur gjoksin me prit policin t vinte por vrapoi si mi arrash tu mçef? Mi halesh!
PërgjigjuI qepeeeeee dhe mos ha "mjalt kot"
Ne timon ishte fshatari jot nga Plugu o Fredi hahahhaa
pse kishe na nje gje me vlonjatet ti, per mua do te ken bere na nje gje ty vlonjatet qe e ke me ne vlonjatet, do te ken ngacmuar gruan vlonjatet ska mundesi, shiko hallin tend mos e kruaj me fiq deti i themi ne,se do te futet na nje gjemb he te keqen