Vlorë - Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Skelës paraditen e kësaj të hëne, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po kalonte me biçikletë te vijat e bardha.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka marrë lëndime të lehta.

Pas ndihmës së parë nga shërbimi i emergjencës, qytetari është transportuar drejt spitalit për trajtim të specializuar.