Përfshihet nga flakët banesa e biznesmenit të ndërtimit Albert Isufi në Vlorë.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.
Banesa ndodhet në katin e gjashtë të një pallati në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit të Vlorës.
Në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ndodhej asnjë pjesëtar i familjes Isufi.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve në banesë, e cila ka pësuar mjaft dëme.
Ndërhyrja e 2 mjeteve me 10 forca bënë të mundur shuarjen e zjarrit në banesë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, pasi dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Sipas asaj që kanë deklaruar të afërm të familjes Isufi, mësohet se banesa fillimisht dyshohet të jetë grabitur nga dy persona te maskuar dhe me pas ti jetë vënë zjarri.
Në banesë ka mbërritur dhe grupi i ekspertizës. Do të jenë hetimet e policisë që do të hedhin më shumë dritë rreth faktit nëse ka pasur grabitje, cfarë është arritur të merret nga banesa dhe nëse zjarri ka qenë për të mbuluar gjurmët.
[gallery]21367[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO