Vlorë- Mori dhe mbajti një bashkëmoshatar me forcë në makinën e tij, merret nën akuzë 34-vjeçari në Vlorë.

Policia vendore njoftoi sot se ngjarja ka ndodhur pasditen e 28 korrikut, në lagjen “15 Tetori”.

Veprimet hetimore u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, që morën nën akuzë të dyshuarin me inicialet Sh. H.

“Rreth orës 17:00, në lagjen “15 Tetori”, për motive të dobëta, dyshohet se ka mbajtur në automjetin e tij, kundër dëshirës, S. B., 34 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar, por pa dhënë shkaqet e ngjarjes.

Dosja për rastin në fjalë i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.