VLORE- Portit të Vlorës i shtohet hidroplani i parë, çka krijon mundësinë e një alternative transporti më të shpejtë mes Shqipërisë, Greqisë, Italisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.
Hidroplani është ulur në detin e Vlorës dhe vjen si një projekt ndërkufitar “Adriatik IPA” i Bashkimit Europian. Në këtë ceremoni morën pjesë konsulli i Italisë në Vlorë, Stefano Bergesio, drejtoresha e Portit të Vlorës, Fato Nuredini, dhe personalitete të tjera të pushtetit vendor.
Bergesio e vlerësoi këtë si një mundësi të mirë bashkëpunimi për të gjitha vendet që përfshihen në këtë projekt.
Është një mundësi e mirë për të gjitha vendet që përfshihen në këtë projekt. Mendoj se është një iniciativë shumë interesante, sepse mund të kombinohet me projektin e konstruksionit të Portit të Vlorës. Sikurse dihet, afatet e këtij projekti po mbarojnë këto ditë. Unë do të jem në kontakt të vazhdueshëm me specialistët për të kuptuar dhe për të parë mundësinë nëse në projektin e ri mund të bëhen modifikime për rrjetin e hidroplanëve”, tha konsulli Bergesio.
Nga ana tjetër, drejtoresha e portit të Vlorës tha se zbatimi i këtij projekti u jep më shumë mundësi edhe qytetarëve dhe vizitorëve të huaj në Vlorë.
Hidroplani mbërriti në portin e Vlorës me një kapacitet me 9 persona në bord. Ky projekt ka për qëllim të zgjerojë projektin edhe me porte të tjera në Adriatik.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com