VLORË- Ariel Kingji dhe Shpati Lena prej 3 vitesh ishin në kërkim si bashkëpunëtor në krim të vrasjes së Arben Beqirajt në nëntor të 2019, por pavarësisht kësaj ata lëviznin të lirë në qytet.
Dyshja së bashku me Kristo Drolli u arrestuan teksa lëviznin të lirë me makinë, deri në momentin kur forcat ‘Shqiponja’, iu vunë prangat. Në kuadër të operacionit “Paves” (dallgët), u bë arrestimi i Ariel Kingjit, 21 vjeç, Shpati Lena 37 vjeç dhe Gazmend Alushi 50 vjeç, të cilët të tre kishin armë me vete. Madje në pamje shikohet edhe momenti kur gjatë arrestimit, një prej të rinjve i bie arma në tokë. Arrestimi i tyre u në lagjen "Ujë i Ftohtë".
Si ndodhi ngjarja ku u përfshinë të arrestuarit?
Fakti që një kalë i ka prishur qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë, ka shërbyer për keqtrajtimin në grup të rojës së kalit. Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal. Fill pasi ka shpëtuar nga rrahja e mirë, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij, ku aty i kishte shkuar Ermali duke i thënë se kush e kishte rrahur, dhe Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë”. Fill pas kësaj, Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij si Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji, (sot të arrestuar) ku të gjithë janë armatosur me automatikë dhe pistoleta, duke shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj, për t'u sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezot. Teksa kanë shkuar për t'u sqaruar, janë ulur 3 minuta në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke sjellë vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij dhe Nesim Hodaj. Kjo ngjarje tronditi qytetin e Vlorës në pikun e sezonit turistik. Autor i vrasjes ka qenë Eduart Xhezo, i arrestuar, teksa shoku dhe kunati i tij kanë bashkëpunuar në krim.
Kush janë të arrestuarit?
-Kristo Drolli 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë;
-Ariel Kingji 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet në brez, një armë zjarri pistoletë. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 04.08.2019, në lagjen “1 Maji”, Vlorë.
-Shpati Lena 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, i cili dyshohet si përkrahës i personit në kërkim.
Epo te frikshem keta porshicie e vlores sipdmos keta shqiponjt do i ket trajnuar navy seals se ska munci te te kapin keta langaraqet dhe femer njer me 2 hekra ne makin cudi me duket vallahi te te kalin keta
Përgjigju