Vlorë, memorial në nderim të veteranëve të LANÇ

Një pllakadë përkujtimore është vendosur në qendër të fshatit Mifol të Vlorës në nderim të 20 partizanëve të cilët kontribuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në aktivitetin ceremonial morën pjesë veteranë të luftës Nacional Çlirimtare.

“Krijimtaria juaj ka vlera të çmuara atdhetare për sot dhe për të ardhmen. Është luftuar kudo në tokën shqiptare dhe në male dhe në fusha. Prandaj kjo tregon madhështinë e Luftës Nacional Çlirimtare, që nuk mund të zbehet kurrë”, tha veterani.

“Populli ynë në gjithë historinë e tij ka luftuar më shumë se popujt e tjerë. Por kjo luftë ishte dhe do të mbetet më legjendarja në histori, që mundësoi këtë Shqipëri që është sot. Këta bij të fshatit dhanë kontributin e tyre në këtë luftë historike.  Pra, këta bënë historinë dhe detyra jonë është ta shkruajmë historinë dhe ta përcjellim atë në brezat që do të vijnë”, tha kryeplaku i fshatit Kastriot Çobo.

Lëzizja Nacional Çlirimtare u krijua më 16 shtator 1942, në një konferencë të mbajtur në Pezë dhe është organizata e rezistencës shqiptare që luftoi gjatë Luftës së Dytë Botërore në mbrojtje të atdheut.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 04/09/2021 16:06

    Po kur thone moren pjese veterane te LANC.Lufta ka 77 vjet qe ka mbaruar. Po sa vjec jane keto veteranet se sikur 18 vjec te kene luftuar I bie te jene 95 vjec. Boll me me rrena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?