Një shtëpi në Fier dhe një tjetër në Vlorë janë përfshirë sot nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri në banesën e katit të parë në lagjen ’28 Nëntori”, Vlorë ka rënë aksidentalisht për shkak të një shkëndije elektrike.
Ndërsa banesa në lagjen Sheq i Madh, Fier është djegur si pasojë e një defekti të ventilatorit. Zjarrfikësit arritën që ta fiknin zjarrin në kohë dhe mospërhapjen e tyre. Në të dyja banesat raportohet vetëm për dëme materiale.
Komento