Vrasja e 30-vjeçares kosovare, Liridona Murseli, ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, duke vënë në pah "fenomenin" e dhunës ndaj grave dhe vajzave në familje.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme, në Vlorë, mbi sensiblizimin kundër dhunës ndaj grave, u shpreh se 11 raste vrasje grash nga bashkëshortët janë evidentuar gjate vitit te fundit në vendin tonë.
“Vrasja tronditëse më e fundit e ndodhur në Kosovë, ajo e Liridona Murselit na kujton për fat të keq se sa shumë punë duhet të bëjmë për shoqërinë tone, për të çrrënjosur këtë fenomen”, theksoi ministrja.
Ndërkohë gjatë tre viteve fundit vetëm në qendrën e rehabilitimit “Vatra” ne Vlorë janë referuar 1074 raste te viktimave te dhunës me bazë gjinore dhe viktima të trafikimit njerëzor.
86 % e tyre kanë qenë gra dhe vajza. Në 307 raste nga këto, 1074 janë fëmijë .
Ndërkohë në rang kombëtar për vitin 2022 janë 2940 raste të raportuara për dhunë në familje, 143 raste te dhunës seksuale, nga te cilët 117 gra dhe vajza, si dhe 26 djem .
Po ashtu, janë denoncuar 178 dhunues te krimeve seksuale .
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, gjatë takimit, u shpreh se do të ketë një bashkëpunim të frytshëm me të gjitha qendrat e rehabilitimit për luftimin kundra dhunës me bazë gjinore.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 701
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mediat serbe: Vuçiç po formon një aleancë si kundërpërgjigje ndaj asaj 'Kroaci-Shqipëri-Kosovë'! Ja me kë shtet po negocion
21 Mars, 22:24
-
Rama: Një linjë e vetme për të gjitha urgjencat! Histori turpi që u kthye në sukses, pavarësisht baltës politike e mediatike si rasti i Pogradecit
21 Mars, 14:39
-
Marrëveshja trepalëshe Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Vjosa Osmani i përgjigjet Serbisë: Propagandë, burim destabiliteti në rajon
21 Mars, 13:43
-
Specialja i dha leje Thaçit të vizitojë varrin e të atit, deputeti Haliti: Praktikë që është bërë nga gjykata dhe më herët! Asnjëra palë s'i ka numrat për formimin e qeverisë
21 Mars, 12:39
-
Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ Valon Arifi: Qeveria e Kurtit i dha mbështetje se nuk ka arritur asnjë sukses kohët e fundit
21 Mars, 12:27
-
Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi merr leje nga Specialja, viziton varrin e të atit! Mesazhi prekës në kurorën me lule: Erdha i fundit babë! (VIDEO+ FOTO)
21 Mars, 11:17
-
Kosovë/ Prokuroria e akuzon për pastrim parash dhe falsifikim, nis gjyqi për Klodian Allajbeun e 'Spitalit Amerikan'! U përfituan 3 mln euro
21 Mars, 08:43
-
A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?
20 Mars, 18:37
-
Prokuroria urdhëron bastisje në Ministrinë e Bujqësisë në Kosovë
20 Mars, 17:48
-
Osmani: Drafti i Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën
20 Mars, 16:55
-
A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?
20 Mars, 13:22
-
Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Koraci 'tremb' Vuçiçin! Kroacia: Iku koha kur pyesnim Beogradin! Vëngu: Serbia ikën nga tavolinat, s’mund të kërkojë llogari
20 Mars, 12:38