TIRANE- Pikërisht kur fadromat e kreut të INUK Zyhdi Dajti, kanë shkuar në Vlorë dhe kanë filluar të prishin ndërtimet në zonën e “Ujit të Ftohtë”, persona të ndryshëm janë parë në kompleksin “Jon” të futin mobilje dhe oriendi të tjera shtëpiake.

Dje brenda kompleksit janë parë, dy furgonë të mbushur me mallra të ndryshëm shtëpiakë, të cilët janë shkarkuar dhe më pas janë futur brenda në pallat. Sipas burimeve, të Shqiptarja.com, pallati është i babanueshëm, ndërsa nuk konfirmohet nëse hyrjet janë shitur apo jo, tek persona të tretë.

Prania e furgonëve në kompleksin “Jon”, është vënë re dhe nga inspektorët e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, të cilët gjatë ditës së djeshme, kanë kryer shembjen e disa ndërtimeve pa lejë në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ndërtime këto që kanë qënë shumë pranë pallatit në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës, shtetasit Xhafer Isufi. Sipas, inspektorëve të INUK e gjithë situata e futjes së mobiljeve brenda në pallat, dukej si një iskenim, për të lënë të kuptuar se pikërisht në pallatin, aq shumë të përfolur në Vlorë, ka banorë që jetojnë. Specialistë të INUK në Vlorë, thanë se çështja e pallatit që njihet në Vlorë, si i kreut aktual të bashkisë së Tiranës, është marrë në verifikim dhe se rasti po shqyrtohet.

faksimile, pallati i bashes

KERKESA PER SEKUESTRO
Prokurori i Vlorës, që ka adminsitruar i pari kallëzimin e INUK të bërë në vitin 2011, ka reaguar ditën e djeshme duke thënë për gazetën Shqiptarja.com, se institucioni që ai drejtonte në atë kohë, i ka kërkuar gjykatës së Vlorës që të venmdoste masën e sekuestros prenventive, kërkesë kjo që sipas prokurorit është rrëzuar nga gjykata e këtij rrethi. Prokurori, emri i të cilit nuk bëhet e ditur për arsye sigurie, shprehet se fillimisht çështja është marrë me shumë seriozitet nga organi i akuzës, për faktin se situata në kantierin e ndërtimit të këtij pallati ishte tepër e rënduar dhe se kishte shumë pakënaqësi nga banorët e Vlorës. “Kemi bërë verifikimet paraprake dhe kemi konstatuar se bëhej fjalë për një shkelje të rëndë.

Me faktet që kishim arritur të mblidhnin në dosje, vendosëm ti drejtoheshim me një kërkesë gjykatës së Vlorës, ku kemi paraqitur kërkesën të mbështetur në prova dhe fakte, për vendosjen e një mase sekuestro prenvetive për këtë objekt. Qëllimi ynë ka qënë, pezullimi i plotë i punimeve, dhe se nga sa mbaj mënd në atë kohë një masë të tillë ishte marrë dhe nga Inspektorët e Ndërtimit. Mirëpo, koha kaloi dhe gjykata e Vlorës nuk na dha të drejtë, duke na e rrëzuar kërkesën për sekuestro dhe më pas çështja është hetuar, por nuk di rezultatin përfundimtar, pasi unë jam transferuar në një prokurori tjetër”-shprehet për Shqiptarja.com prokurori i parë që ka adminsitruar dhe hetuar kallëzimin penal të bërë nga kryeinspektori Gjergji Bojaxhi. Prokurori, i cili dëshiron të mbetet anonimat për lexuesit, shprehet se rasti në fjalë ishte tepër i vështirë për tu hetuar në atë kohë, për shkak dhe të lidhjeve politike që kishin njerëzit që ndërtonin objektin.

VETEM "NJE KURBAN"
Edhe, pse prokurori është transferuar në një rreth tjetër, sërisht hetimi për këtë çëshje ka vijuar nga ana e prokurorisë së Vlorës. Njësia Task-Forcë, ka marrë në dorë hetimin dhe se brenda një viti ka mundur të konkretizojë hetimet duke marë të pandehur shtetasin Odhise Zoto, Drejtorin e Drejtorisë së Urbanistikës në bashkinë e Vlorës. Aktualisht çështja ndaj këtij të pandehuri ndodhet ende për gjykim në gjykatën e Vlorës.

Shkrimi u publikua sot (3.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)