Vlorë - Në varrezat e qytetit të Vlorës prej vitesh po bëhet gjithnjë e më shumë e vështirë gjetja e një vendi të lirë. Kamera e televizionit “A1 Report” realizoi një vëzhgim në varrezat e qytetit në Babicë të vogël, teksa në pamje dallohej qarte mungesa e hapësirave të lira në këto varreza.
Ky problem i ngritur më herët nga qytetarët vlonjatë nuk ka gjetur ende përgjigje në instancat përkatëse, përfaqësuesit e të cilave jashtë kamerës pohojnë së po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje.
Vetë qytetarët shprehen se ndërhyrja e instancave përkatëse duhet të jetë urgjente dhe efikase, ndërsa nuk kursejnë edhe akuzat për situatën aktuale.
Mungesa e vendeve të lira në varre është kthyer në një problem në disa qytete të vendit.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO