Dy persona të shpallur në kërkim janë ndaluar nga policia ditën e sotme në Vlorë, ndërsa është arrestuar edhe një person tjetër.
Policia ka ndaluar në Tiranë Flamur Pecaj, 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili rezultonte në kërkim si autori i një sasi të konsiderueshme droge që u gjend në në lagjen “Ujë i
Ftohtë”, Vlorë, në një banesë në datën 04.09.2017.
Është ndaluar gjithashtu edhe Kristo Poçaj, 25 vjeç, banues në Mekat, Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Krijimi i turmave të armatosura”.
Ndërsa forcat policore arrestuan 63-vjeçarin Niko Danaj, pasi u kap duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë, Policia :
Kapen dhe ndalohen nga policia dy shtetas të shpallur në kërkim, si edhe arrestohet një tjetër për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt !
Policia ka ndaluar shtetasit:
Flamur Pecaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.
Nga ana e efektivëve të DVP Vlorë në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.1, në Tiranë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të lartëpërmendur të shpallur në kërkim policor, për ngjarjen e datës 04.09.2017, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, në një banesë, , u sekuestruan një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Kristo Poçaj, 25 vjeç, banues në Mekat, Vlorë.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ka rezultuar i shpallur në kërkim policor nga DVP-Gjirokastër, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka nxjerë Urdhërin e Ndalimit Nr. 860 datë 12.09.2017, ndaj tij për veprën penale “Krijimi i turmave të armatosura”, parashikuar nga neni 233/a të Kodit Penal.
Shtetasi i është dorëzuar DVP Gjirokastër për procedura të mëtejshme.
Niko Danaj, 63 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në rrugën “Pavllo Flloko”, duke drejtuar automjetin nën efektin e pijeve alkoolike.
Materialet u referuan në Prokurori, ndaj tij, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com