VLORE - Në këtë gjendje, ku asfalti ka mbetur i pashtruar si pasojë e pezullimeve të punimeve ndodhet aktualisht sheshi i flamurit në qytetin e Vlorës.

Prej mëse dy javësh është pezulluar qarkullimi tek sheshi i “Flamurit”. Kjo ka rënduar edhe trafikun në qytetin e Vlorës. Nga ana e bashkisë thuhet se punimet vazhdojnë megjithatë, është gjithnjë e më e vështirë mbarimi i rikonstruksionit të tij përpara fillimit të sezonit turistik.
 
Nga ana tjetër, qytetarët thonë për A1 Report se punimet jane kryer pa cilësi dhe kjo situatë shkaktohet ngaj papërgjegjshmëria insitucionale.

Shehi i flamurit në Vlorë ju nënshtrua rikonstruksionit dy vite më parë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, për rehabilitimin e saj, megjitjatë sërish sheshi u rikthye në gjendjen e mëparshme. Punimet rinisën sërish pak ditë më parë, por për arsye ende të paqarta ato janë ndërprerë përsëri, duke e lënë Sheshin e Flamurit të shkatërruar. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)