Vlorë: Në dy ditë, 215 subjekte të rregjistruara pranë QKR

/ATSH-Harilla Koçi/.-215 subjekte të reja janë rregjistruar gjatë dy ditëve të fundit pranë Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit në Bashkinë e Vlorës, prej të cilave 5 janë juridike.
Burime zyrtare pranë QKR bënë të ditur për ATSH-në se, po punohet me mjaft intensitet dhe me orar të zgjatur për të përballuar fluksin e kërkesave të qytetarëve, të cilët kanë krijuar rradhë. Prej mëngjesit e deri në orët e vona të pasdites, sportelet e QKR janë të hapura, por, pavarësisht kësaj, është mjaft e vështirë për të përballuar volumin e punës që ka ardhur në rritje.
Ky tregues, është rrjedhojë e aksionit kombëtar të paralajmëruar që, tashmë ka nisur në të gjithë vendin dhe që ka si synim parandalimin e evazionit fiskal dhe formalizimin e ekonomisë.
Aksioni, që ka nisur edhe në rajonin e Vlorës, do të shtrihet në të gjithë territorin që mbulon Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, nga derdhja e lumit Vjosë, në fshatin Qeparo, ku, aktualisht operojnë 6200 subjekte të rregjistruara deri tani në sistem.
Ndërkohë, fluksi i rregjistrimeve pranë QKR, në bashkinë e Vlorës, shënoi një rritje të ndjeshme 6 javë më parë, menjëherë pas aksionit që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndërmori në muajin korrik, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut.
Për një periudhë pothuajse 6 javore u rregjistruan pothuajse 900 subjekte të reja, që përbën edhe një shifër rekord për një periudhë shumë vjeçare në këtë fushë.
Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Pranvera Resulaj, tha për ATSH-në se, ky numër reflekton punën që po bëhet nga strukturat tatimore dhe forcimin e kontrolleve për të parandaluar evazionin fiskal dhe formalizimin e ekonomisë.
Përfshirja e këtyre subjekteve në skemën e tatim paguesve, parashikohet të shoqërohet me rritje të të ardhurave, të cilat praktikisht nuk vileshin më parë, pavarësisht se këto biznese ushtronin aktivitetin e tyre në qytet dhe zonat rurale.
Ky aksion, që kishte si synim parandalimin e evazionit fiskal, u shtri në një gjeografi të gjerë të aktiviteteve të biznesit në këtë qytet.
Ai u shoqërua me kontrolle në subjekte të ndryshme me qëllim ndëshkimin e veprave penale në fushën e tatim-taksave, fshehjen e të ardhurave, punësimin e paligjshëm, informalitetin dhe evazionin fiskal dje gjatë tij u bënë objekt i kontrolleve 512 subjekte fizike e juridike, prej të cilave 198 rezultuan me shkelje të ndryshme, çka u shoqërua edhe me masat përkatëse që parashikohen në ligj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu