VLORE- Policia e Vlorës informon se nesër do të marrë masa për kufizimin e lëvizjeve për shkak të kryerjes së veprimeve për shembjen e kompleksit Jon në lagjen Uji i Ftohtë për arsye sigurie nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe kalimtarëve të cilët mund të kalojnë nga pjesa e sipërme e rrugës që të çon tek shkolla tregetare.
Thuajse ka përfunduar procesi i hapjes së rreth 1500 vrimave ku do të vendoset rreth 300 kg eksploziv.
Ky proces është shtrirë në 3 katet e para të pallatit 8 katësh, ndërsa shpërthimi i telekomanduar pritet të kryehet të dielën në mesditë.
Specialist të xhenios dhe forcat e inspektoriatit ndërtimor urbanistik kombëtar vijojnë të jenë prezent prej më shumë se një jave në godinë. Duket se gjithçka po bëhet gati që godina 8 katëshe të shpërthejë me lëndë ekzplozivi të telekomanduar.
Focat xhenoi kanë kryer mbi 1500 vrima në kollat e betonit dhe në pjesën e tavaneve në tre katet e para të kompleksit, me qëllim që shpërthimi me rreth 300 kg eksploziv të jetë 100 % i plotë, pas vendimi i Këshillit të Ministrave për shpronësimin dhe prishjen e godinës ku është ndërtuar kompleksi “JON” në Vlorë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com