VLORË- Familja e Genis Mëhillaj, porositësit të disa atentateve, aktualisht është e ngujuar në banesën e tyre në lagjen "Pavaresia" të qytetit të Vlorës.
Genis, i cili bashkë me kushëririn e tij Antonin është shpallur në kërkim si porositës për një seri atentatesh mafioze dhe shpërthimesh me lëndë eksplozive, mësohet të jetë djali i vetëm i mbetur i familjes pas vrasjes së vëllait të tij, ngjarje e ndodhur vite më parë në qytetin e Vlorës.
Që prej arratisjes dhe shpalljes më pas në kërkim nga ana e policisë, familjarët e Genis Mëhillaj nuk kanë dalë nga banesa e tyre.
Jashtë kamerave banorët citojnë për “A1 Report” se, Genis Mëhillaj nuk njihej në zonë, ndërsa me ngurim zgjasin dorën për të na treguar banesën e Mëhillajve që ndodhet në katin e dytë të pallatit.

(Në foto: Banesa e familjes së Genis Mëhillaj)
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Policia 10 mijë € për arrestimin e kushërinjve Mëhillaj, ja fotot