Vlora, bashkia më e rëndësishme e zgjedhjeve të pjesshme është fituar thellë nga Partia Socialiste. Kandidatja Burnilda Mersini ka marrë 15672 vota, ose 78.44%.

Dy kandidatët e tjerë opozitarë rivalizuan njëri-tjetrin. I pari i pavarur por i mbështetur nga Partia Demokratike, Dionis Sota ka marrë 11.68% të votave (2333 vota), ndërsa për kandidatin e pavarur Gjergji Nika rezultojnë 1975 vota (ose rreth 9.88%).

Kliko KËTU për të lexuar rezultatet për bashkinë e Vlorës


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ PS fitore të thellë 5 me 0 në bashki! Berisha i fshehur pas të pavarurve pëson sërish disfatë dhe e zbret PD-në poshtë 20%