Asnjë surprizë nga zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkitë e vendit. Partia Socialiste është fituesja e padiskutueshme në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. PD e Sali Berishës, ndonëse në këto zgjedhje zgjodhi që të fshihej pas kandidatëve të pavarur, ka pësuar disfatën e radhës duke zbritur nën kuotën 20%. Kandidatët e pavarur që u mbështetën nga PD kanë marrë rezultate në pikiatë, ndërsa vetë PD krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, në këto 5 bashki ka pësuar një tkurrje të ndjeshme.
VLORË
Vlora ishte bashkia e parë që e nxori rezultatin, bashki në të cilën pati pjesëmarrjen më të ulët me 12,5% të zgjedhësve. Drejtuesja e Bashkisë së Vlorës do të jetë ish-deputetja Brunilda Mersini, e cila nën logon e PS arriti të marrë një fitore të thellë me 78% ose 15 672 vota.
‘Gara’ e vetme në Vlorë ishte se cili prej dy kandidatëve të pavarur opozitarë do të ruante vendin e dytë. Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD dhe aleatët mori 2333 vota ose 11.68%, ndërsa këshilltari i PD i cili u rebelua ndaj partisë mori 1975 vota ose 9.88%, një diferencë e ngushtë me vetëm 358 vota. Në këtë bashki, PD ka një tkurrje 13.52% krahasuar me rezultatet e 11 majit, kur mori 25.2% të votave në këtë bashki, ndërsa PS rritet me 19%.
CËRRIK
E njëjta panoramë paraqitet edhe në Bashkinë e Cërrikut ku PS ka fituar fitoren me 66.22%. Kandidati Florenc Doka ka marrë 6201 vota, një diferencë prej 4313 votash nga kandidati i pavarur i cili u mbështet nga PD, Amarildo Hoxha. Ky i fundit ka marrë 1888 vota, një diferencë tejet e ngushtë prej 613 votash me kandidatin Eligert Hima të Shqipëria Bëhet, i cili mori 1275 vota. Krahasuar me rezultatet e 11 majit në këtë Bashki, PS shënon një rritje me 6.72%, ndërsa PD tkurret me 9,14%.
BERAT
Diferenca është e frikshme edhe në Bashkinë e Beratit. Kandidati socialist ka marrë fitoren me 13050 vota ose 83.35% kundrejt 2607 votave ose 16.65% të kandidatit të mbështetur nga PD, Pavlo Shkarpa. Po të krahasojmë këtë rezultat me zgjedhjet e 11 majit, PS rritet në këtë bashki me 28%, ndërsa PD tkurret me 26.28%.
TEPELENË
E njëjta situatë paraqitet edhe në Tepelenë, e cila në total kishte 21 Qendra Votimi dhe në këtë bashki për herë të parë u testua edhe numërimi i votave me Inteligjencë Artificiale, krahas numërimit manual. PS me ish-ushtarakun Gramos Sako kanë fituar me 77.85% ose 3261 vota. Ndërkohë, kandidati i mbështetur nga PD, 26-vjecari Gabriel Guma ka siguruar vetëm 928 vota. PS rritet me 9.5% krahasuar me rezultatet e 11 majit në këtë bashki, ndërsa PD tkurret me gati 1%.
MAT
E vetmja bashki në veri të vendit që shkoi në zgjedhje të pjesshme, Mati, u fitua sërish nga socialistët. Me Altin Bojnin i cili ka fituar me 7425 vota ose 66.54%. Rivali i tij, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Eduart Brahilika ka marrë 3184 vota ose 28.54%. Ndërkohë, kandidatja Suzana Pasha që sfidoi partinë e saj PS-në, duke kandiduar si e pavarur ka marrë vetëm 549 vota ose 4.92%. Edhe në këtë bashki, PD ka rënie krahasuar me rezultatin e 11 majit, një rënie me 8.16%, ndërsa PS rritet me 7.34%.
Në total, vetëm 18.45% nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote hodhën votën në kutitë e votimit në të 5-ta bashkitë. Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes ishte Mati me 39.36%, e ndjekur nga Tepelena me 34.63%, Cërriku me 25%, dhe Berati me 19.98%. Pjesëmarrjen më të ulët e shënoi Vlora, bashkia më e madhe në zgjedhjet e pjesshmë të së dielës, ku votuan vetëm 12.54 përqind.
Mati ishte bashkia e fundit ku u mbyll procesi i numërimit. Kandidati socialist Altin Bojni ka fituar me 7425 vota ose 66.54%, kundrejt rivalit të tij, kandidatit të pavarur Eduart Brahilika me 3184 vota ose 28.54%. Ndërsa kandidatja Suzana Pasha që sfidoi partinë e saj PS-në, duke kandiduar si e pavarur ka marrë vetëm 549 vota ose 4.92%.
Kliko KËTU për të lexuar rezultatet për bashkinë e Matit
Nuk ka surpriza as në Bashkinë e Tepelenës. Rezultatet përfundimtare të KQZ tregojnë se PS me ish-ushtarakun Gramos Sako kanë fituar me 77.85% ose 3261 vota.
Nga ana tjetër, 26-vjecari Gabriel Guma, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, ka marrë 928 vota ose 22.15%.
Për herë të parë në Bashkinë e Tepelenës u testua edhe numërimi i votave me Inteligjencë Artificiale, krahas numërimit manual.
Klikoni KËTU për të lexuar rezultatet në kohë reale për bashkinë e Tepelenës

Partia Socialiste ka marrë fitore të thellë edhe në bashkinë e Beratit. Kandidati i PS, Ervin Ceca ka fituar me 83.35% të votave, ose 13050 vota. Një diferencë shumë e thellë krahasuar me vetëm 2607 votat (16.65%) që ka fituar Pavlo Shkarpa, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD.
Kliko KËTU për të lexuar rezultatet për bashkinë e Beratit

Vlora, bashkia më e rëndësishme e zgjedhjeve të pjesshme është fituar thellë nga Partia Socialiste. Kandidatja Burnilda Mersini ka marrë 15672 vota, ose 78.44%.
Dy kandidatët e tjerë opozitarë rivalizuan njëri-tjetrin. I pari i pavarur por i mbështetur nga Partia Demokratike, Dionis Sota ka marrë 11.68% të votave (2333 vota), ndërsa për kandidatin e pavarur Gjergji Nika rezultojnë 1975 vota (ose rreth 9.88%).
Kliko KËTU për të lexuar rezultatet për bashkinë e Vlorës


Nuk ka surpriza as në Bashkinë e Cërrikut. PS fitoi thellë me kandidatin Florenc Doka i cili mori 66% të votave. Vendin e dytë e mban Amarildo Hoxha, kandidati i pavarur që mbështetet nga PD i cili ka marrë 20.28% (1838 vota). Një diferencë e ngushtë me Eligert Himën e "Shqipëria Bëhet" i cili ka marrë rreth 13.66% (1238 vota), pra 600 vota më pak se kandidati i mbështetur nga PD.
Komente










Kjo date shenon parti e re qe do ta themeloj Salianji dhe me siguri merr bashkite Tiranë dhe Kamez ne 2027 me parti te re !
Përgjigjupopullit nuk i rruhet me as per PD E AS PER PS.....
PërgjigjuSigurisht që pjesmarja ishte e ulët por këta shpellarët që shajnë përse nuk dolën në votime që të fitonin "të pavarurit"e Sali non gratës....
PërgjigjuNese rama eshte i kenaqur me kto zgjedhje qe fitoi 5-0 lum si ai, por e verteta eshte qe shqiptaret kane humbur interesin tek zgjedhjet dhe besimin se ato jane tendershme dhe te lira ndaj dhe zbritem nen 15% te zgjedhesve
PërgjigjuTURP I MADH KRYETARE BASHKISH FITUES ME 15000 VOTA OSE ME 7 MIJE HAHAAH NE LISTAT E PARTISE KUSHEDI SA ANETARE DO KETE PS, PLOT
PërgjigjuFitore e thelle thote titulli,hahahahaha o rrobqira, njerzit ju abandonuan dolen vetem pensionistat qe kane frmije ne pune shteti dhe administrata qe ju e dhunoni duke ju kerkuar nga 10 votues per cdo punonjes. Rrobt ne pidh e ku ti keni ,skemi per tu bere asnjeher Shtet. Vazhdoni votoni Ps qe tju vjedhi e tu qi me forte se sa ju ka qir deri tani.
PërgjigjuTashme eshte e sigurte qe krimi i organizuar drejton edhe zyrtarisht Bashkine e Vlores!
PërgjigjuO ana po tē votoin kriminelin hajdut sali kak shurrēn ? Populli zgjodhi midis 2 tē kqiat tē keqen mē tē vogēl. Apo tē votonin ty o ana. Pse sdole ti kandidate.
PërgjigjuTurp turp turp me nje vlore 150 mije banore e komand me 15mij vota ooo damjan gjiknuri ik o komando shqiperin se ti tek pull pore 15 mje vota Epo Ca vete Ketu ti q... Motren me Ca kok shtrem te semure mendore punojs te bashkis te behesh kryetare bashkie se vetem votat e punojsve te bashkis ka mare ajd ci q... Ropt te pakten do q...m p..dhe
PërgjigjuVOTOJINI QE T'JU VJEDHIN....MIRE T'JU BEHET,,,KETA PLEHRA MERITONI....
PërgjigjuÇfarë emocioni, çfare ankthi, kushedi si do dalin zgjedhjet. Pa gjume sonte...
Përgjigju