Vlorë/ Nis të ndërtohet aeroporti nga kompania turke, 1,000 të punësuar në fazën e parë

Vlorë/ Nis të ndërtohet aeroporti nga kompania turke, 1,000 të punësuar në fazën e parë

Foto ilustruese

Tiranë - Konsorciumi turk i përbërë nga tre kompani do ndërtojë aeroportin e Vlorës, i cili do të bëhet i treti në Shqipëri, pas atij të Rinasit dhe Kukësit. Ambasadori i Republikës së Turqisë, Murat Ahmet Yörük u shpreh se “Shqipëria është perla e papërpunuar e Mesdheut, Adriatikut dhe Ballkanit, por njëra nga pengesat më të mëdha në mobilizimin e potencialit të Shqipërisë janë nevojat në fushën e transportit”. Aeroporti i Vlorës parashikon pikërisht të luajë një rol të madh në lëvizjen e njerëzve dhe pushuesve në drejtim të jugut të vendit. 

Ne të gjithë e dimë se në vendet përreth Shqipërisë, qoftë edhe në ishuj dhe qytete të vegjël, ka aeroporte. Sigurisht që kjo ecuri për Shqipërinë nuk do të vazhdojë deri në pafundësi. Duket qartë se duhet filluar diku. Pas studimeve shkencore për fizibilitetin, ne përcaktuam se Vlora është pika më e përshtatshme për këtë fillim.

Vlora ndodhet në një pikë kryqëzimi në aspektin turistik dhe ndoshta është qyteti më i bukur bregdetar i Ballkanit. E dimë se aeroporti në këtë qytet do të luajë rolin e dominosë në transformimin e turizmit në Shqipëri.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës është marrë përsipër nga një konsorcium turk, i përbërë nga tri kompani, i cili është duke ndërtuar aeroportin e ri të Stambollit, që do të jetë aeroporti më i madh në botë më kapacitet 200 milionë udhëtarë në vit. Këto kompani janë ndër kompanitë më profesionale turke dhe operojnë me cilësinë e nivelit më të lartë në arkitekturë dhe në ndërtim.

Ky projekt në fazën e parë të tij, do të sigurojë mundësi punësimi për 1000 persona, por nuk është e vështirë të parashikosh se ai do të nxisë edhe projektet e tjera infrastrukturore dhe investimet në atë zonë dhe për pasojë do të luajë një rol serioz në zhvillimin e Shqipërisë.

Ambasadori i Republikës së Turqisë, Murat Ahmet Yörük

Në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, nënvizoi Yörük, “ne jemi të gatshëm edhe për projekte të tjera infrastrukturore si aeroporte, autostrada, viadukë, hidrocentrale, ura, tunele, hekurudha". "Vendi ynë, ashtu si Shqipëria, ka një reliev të vështirë. Prandaj përvojën dhe akumulimin tonë në infrastrukturë mund t’ia transmetojmë Shqipërisë. Ne dëshirojmë me gjithë zemër duke u eleminuar mangësitë infrastrukturore të Shqipërisë, të luajmë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e saj”.

Edhe ne lumturohemi kur vëllezërit tanë shqiptarë kanë rrugë, tunele, ura, hidrocentrale, spitale dhe shkolla moderne. Ne besojmë se vëllezërit tanë shqiptarë, që për vite janë ndeshur me pasojat më traumatike të komunizmit dhe që kanë vuajtur shumë, të meritojnë më të mirën. 

Ne inkurajojmë biznesmenët dhe investitorët turq veçanërisht, për të investuar në Shqipëri. U theksojmë se Shqipëria ka kushte të përshtatshme për të investuar. Natyrisht u flasim edhe për stabilitetin politik dhe ekonomik, sigurinë, lehtësitë fiskale dhe avantazhe të tjera. Zyra e kryekëshilltarit tregtar pranë Ambasadës sonë informon rregullisht investitorët tanë potencialë. Ne tregojmë kujdes për secilin prej tyre. U japim orientimet dhe informacionet e nevojshme për kompanitë që veprojnë në Shqipëri, pagat mesatare të punëtorëve, lehtësitë fiskale etj. Nëse është e nevojshme, bëjmë ndërmjetësime për takime të tyre me autoritetet shqiptare.

Ambasadori i Republikës së Turqisë, Murat Ahmet Yörük

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora Vlora: 29/07/2018 21:44

    Edo beja forra.Le te hane m...nga goja

    Përgjigju
  • Arjan: 29/07/2018 10:28

    Fillimisht URIME per kte investim gjigamd!!! Dhe per kta qe thon e shiti dhe ja dha turkut e tera kto me radh, dua ti kujtoj se armiku me i madh i grekut esht turqia dhe turqia esht nje na investitoret me me te medhejn ne teritorin e greqis

    Përgjigju
  • Fredi Bushaka: 29/07/2018 09:52

    Nuk ndahet shpirti nga anadolli

    Përgjigju
  • Kulaku.: 29/07/2018 06:19

    Rama shoku KOMISAR !! Kush MUND TA MERRTE me mend !! TA shiste VLOREN. ...e ismailit? PO ismailit mos ISHTE TURK nga nena ?? NUK merret VESH NE ALBANISTAN

    Përgjigju
    • Tin tin: 29/07/2018 11:10

      Patriots te demure e budallenj, 100 vjet do rrish e ne dhe do shkosh. Merrni shembull nga anglia e Kline to sportive qe jane shitur te gjithe e eshte kampionat qe Ben me shume leke

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë