Vlorë/ Sezoni i ri shkollor, AKU nis kontrollet në subjektet tregtare afër shkollave, Hyseni: Qëllim, garantimi i sigurisë ushqimore dhe fëmijëve

Vlorë- Nisja e sezonit shkollor është shoqëruar edhe me rritjen e kontrolleve për cilësinë ushqimore dhe subjektet afër shkollave që tregtojnë.

AKU njoftoi sot (10 Shtator) se ka nisur kontrolle në të gjitha ambientet me qëllim parandalimin rasteve abuzive dhe rrezikimit të shëndetit të konsumatorëve, e veçanërisht fëmijëve.

Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë muajit shtator, ndërsa nëse do të vërehen problematika do të vijohet edhe me sanksione.

Kreu i AKU-t në Vlorë, Endri Hyseni, ka konfirmuar nisjen e kontrolleve edhe në bazë të një urdhri nga Drejtoria e Përgjithshme, ku qëllimi mbetet garantimi i sigurisë ushqimore.

Hyseni shpjegoi se në Vlorë do të jenë 6 grupe kontrolli, të cilat do të shtrihen në të gjitha bashkitë e qarkut.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Ngriti dronin mbi burgun e Burrelit, arrestohet 36 vjeçari

Ngriti dronin mbi burgun e Burrelit, arrestohet 36 vjeçari