Vlorë/ Një makinë përmbyset në rrugë, një tjetër përplas rëndë këmbësorin (VIDEO)

VLORË- Dy aksidente kanë ndodhur në qytetin e Vlorës. Aksidenti i parë ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë ose siç njihet ndryshe si 'Kalaja' ku një automjet ka përplasur një këmbësor dhe më pas ka përplasur edhe një automjet tjetër. Nga ky aksident këmbësori që u përplas është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në zonën e quajtur 'Kuzum Baba', ku një automjet tip 'Renault Clio' ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Si pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i automjetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Ivan Gvozdenovic: Faleminderit shkodranëve, tani i dua përballë në finale

Ivan Gvozdenovic: Faleminderit shkodranëve, tani i dua përballë në finale