VLORË-Arrestohet nga policia Geri Lushaj 27 vjeç, pasi gjatë ditës së djeshme ka marrë me forcë e pa dëshirën e saj, motrën e tij F.L. 17 vjeçe nga gjimnazi ''Ali Demi'' .

 

 

 

Sipas policisë, Lushaj e ka dhunuar motrën fizikisht e psikologjikisht. Geri Lushaj rezulton i dënuar edhe më parë për dhunë në familje, ndërsa dyshohet se ka probleme mendore.

 

Policia nuk sqaron motivet e ngjarjes, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj tij për veprën penale ''Dhunë në familje'', parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com