Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!

Vlorë- Të paktën 150 punonjës të fasonerisë “Simak Shoes” në Vlorë dolën sot (23 Janar) në proteste.

Shkak ishte moskryerja e pagesave që prej muajit Dhjetor. Në pritje për të marrë pagën, punonjësit këtë të enjte janë grumbulluar përpara ambienteve të fasonerisë, duke pezulluar punën. Premtimeve të shpeshta, por pa afruar asgjë, punonjësit i janë përgjigjur me protestë, duke kërkuar zgjidhje të një problematike që vijon prej muajit dhjetor.

Ndërsa i janë drejtuar edhe Zyrës së Punës, ata deklarojnë se “edhe në këtë institucion nuk kanë marrë asnjë zgjidhje”.

Sipas punonjësve të fasonerisë, protesta do të vijojë pa afat, deri në marrjen e plotë të pagave që u takojnë.

‘Simak shoes’ është fasoneria e përfaqësuar nga pronarë italianë dhe shqiptarë, e cila prej dhjetorit nuk i ofron asnjë zgjidhje punonjësve të tyre, duke i lënë në mëshirë të fatit. Referuar situatës, punonjësit kanë dalë në protestë pa afat, deri në shlyerjen e plotë të pagave.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në kopsht! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici

FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në kopsht! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici