Pas 5 orësh kërkime me dron termik, policia mundi të lokalizojë autorin e dyshuar të vrasjes së Dalan Alliajt, kushëriri i tij, Bertil Alliaj, në Gjorm të Selenicës. I marrë në pyetje, 32-vjeçari i dënuar në mungesë me 35 vjet burg për masakrën e Çoles, nuk pranoi të jepte detaje, por tha se ishte një arsye shumë e fortë.
‘E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them’, ka dëshmuar ai.
Këtë përgjigje dha për hetuesit Bertil Alliaj, 32-vjeçari që dyshohet se vrau me armë zjarri djalin e xhaxhait, Dalan Alliaj, 36 vjeç, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gjorm të Vlorës. Arsyen e vrasjes, Bertil Alliaj, i cili bie në prangat e policisë pas vitesh në kërkim për tjetër ngjarje, refuzon ta thotë. Në pak fjalë që u tha bluve, mes kushërinjve kuptohet se ka pasur një konflikt të gjatë.
‘I kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’, dëshmoi Bertil Alliaj.
I riu u kap nga Policia e Vlorës pas 5 orësh në arrati dhe për ta lokalizuar, blutë përdorën një dron termik dhe pas thirrjeve u vetëdorëzua bashkë me armën e krimit, një “Beretta FS92” me 10 fishekë.
Burime pranë bluve bëjnë me dije se autori i dyshuar mendohet të jetë kthyer në Gjorm në shtëpinë e tij 2 ditë para ngjarjes së rëndë. Në mbrëmje, ka thirrur kushëririn e tij që kishte shkuar po të dielën nga Levani i Fierit ku jetonte, për të sqaruar privatisht një bisedë, takim që përfundoi tragjikisht me vrasje.
Bertil Alliaj dyshohet se e qëlloi për vdekje pranë banesës së tij kushëririn, për motive ende të paqarta, por që besohet për konflikt të çastit. Pas vrasjes, u arratis drejt zonës malore të Gjormit, për tu arrestuar më vonë. Ishin familjarët e 36-vjeçarit që e gjetën të plagosur me 6 shenja plumbash, e transportuan për në spital, ku edhe humbi jetën.
Viktima Dalan Alliaj, rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier, me aktivitet tregtar dhe servis makinash. Në Levan, familja hapi dyert e mortit. Banorët e zonës, janë të shokuar me ngjarjen e rëndë.
"E morëm vesh nga televizori. Ka pasur kohë që nuk dukej në fshat. Ka qenë i larguar, punët e tij, hallet e tij. Nuk dihet arsyeja.
Ky që humbi jetën është kushëriri im. U në me të atij e tij jam kushëri i dytë. Njeri i shkolluar. Këtë djalin tjetër e njihnim, këtu ka lindur. Ka vite që nga 1015 që nuk është dukur më këtu. E morëm vesh nga televizori se nuk dëgjuam armë.
Nuk dimë të kenë pasur konflikte. Viktima nuk e njihja se ai rrinte të Levan. Autori ka qenë me probleme me shtetin. U habitëm si kishte mundësi që kishte ardhur. Ndoshta ka ardhur se ishte i ati sëmurë”, thanë banorët e fshatit Gjorm.
Bertil Alliaj rezulton i shpallur në kërkim edhe për masakrën e Çoles ku 3 të rinj mbetën të vrarë brenda një kazinoje në vitin 2015, Në atë kohë 22 vjeç. U dënua në mungesë me 35 vite burg, por nuk u kap asnjëherë për të vuajtur dënimin, dhe pas arrestimit në orët e para të mëngjesit të së dielës, llogaritë me drejtësinë i ka të dyfishta.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës. 36-vjeçari Dallan Aliaj mbeti i vdekur pasi u qëllua me 5 plumba nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj 32 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën përballë shtëpisë së këtij të fundit rreth orës 20:00 të mbrëmjes.
Për Report Tv, kanë folur banorët e zonës, të cilët thonë se lajmin e kanë marrë vesh nga televizori dhe se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndër të tjera ata thonë se nuk dihet arsyeja e konfliktit ndërsa autori ishte larguar nga fshati që prej vitit 2015 dhe që atëherë nuk ishte parë më në zonë.
“E morëm vesh nga televizori. Ka pasur kohë që nuk dukej në fshat. Ka qenë i larguar, punët e tij, hallet e tij. Nuk dihet arsyeja.
Ky që humbi jetën është kushëriri im. U në me të atij e tij jam kushëri i dytë. Njeri i shkolluar. Këtë djalin tjetër e njihnim, këtu ka lindur. Ka vite që nga 1015 që nuk është dukur më këtu. E morëm vesh nga televizori se nuk dëgjuam armë.
Nuk dimë të kenë pasur konflikte. Viktima nuk e njihja se ai rrinte të Levan. Autori ka qenë me probleme me shtetin. U habitëm si kishte mundësi që kishte ardhur. Ndoshta ka ardhur se ishte i ati sëmurë”, thanë banorët e fshatit Gjorm.

Report Tv ka siguruar foton e 36-vjeçarit Dalan Alliaj, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës, pasi u qëllua me 5 plumba nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj.
Dalan Alliaj, rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier, me aktivitet në fushën e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve, mbarështimi i kafshëve në fermat agroblegtorale të mëdha, tregti kafshësh të gjalla si dhe servis e tregti automjetesh.
Autori, Bertil Alliaj pas arrestimit, nuk ka pranuar të tregojë arysen e konfliktit që çoi në vrasjen e 36-vjeçarit.
Pas 5 orësh në arrati, policia ka arrestuar 32-vjeçarin Bertil Alliaj, i cili mbrëmjen e djeshme qëlloi për vdkeje me 5 plumba kushëririn e tij, Dalan Alliaj 36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25 të mbrëmjes në rrugën përpara shtëpisë së autorit.
Bertil Alliaj u arrestua në malësinë e Gjormit nga ku ishte arratisur. Ai është dorëzuar pas thirrjeve të policisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 32-vjeçari është marrë në pyetje përreth 1 orë, por nuk ka pranuar të tregojë arsyen e vërtetë të konfliktit që kishte me kushëririn e tij.
‘E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’, mësohet të ketë thënë Bertil Alliaj përpara togave të zeza.
Bertil Alliaj gjithashtu rezulton i shpallur në kërkim për masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur në vitin 2015, si dhe i dënuar në mungesë me 35 vite burgim.
Njoftimi i Policisë së Vlorës
Pas rreth 5 orësh kërkimesh intensive, me përdorimin edhe të dronit, Policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në fshatin Gjorm, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, nga kushëriri i tij, një 36-vjeçar.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.
32-vjeçari i vënë në pranga, person në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 35 vite burg për vrasje.
Pas marrjes së njoftimit nga familjarët se në fshatin Gjorm ishte gjetur pa shenja jete shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier, të cilit gjatë këqyrjes i janë konstatuar plagë të shkaktuara me armë zjarri, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u ngrit një grup hetimor me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, i përbërë nga specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe ekspertë kriminalistikë.
Falë veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Bertil Alliaj, 32 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Selenicë, i cili pas ngjarjes ishte larguar në zonën malore përreth. Menjëherë shërbimet e DVP Vlorë u organizuan dhe nisën kërkimet për kapjen e tij.
Falë kontrolleve intensive të shtrira gjatë gjithë natës dhe përdorimit të dronit për krehjen e zonës, rreth orës 01:05 të mëngjesit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bertil Alliaj, pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në rrugën përpara banesës së tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
Gjatë kontrollit fizik të autorit, iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 6 gëzhoja dhe 1 predhë arme zjarri.
Shtetasi Bertil Alliaj rezulton gjithashtu person në kërkim, menjëherë pas kapjes së tij, u ekzekutua edhe vendimi i datës 20.01.2016, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar me 35 vite burg për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente









E mor Gent Berberi, e shikon pasojen? Te erdhi mir ty kur ishe drejtor ne Vlore, erdhe me rrecka e ike me kostum armani. Ja pasoja
PërgjigjuO perendi cfare tmerri. Djale me te mbare dhe me te mire ska pasur kjo toke. Mjere ai qe iku dhe mjere familja.
PërgjigjuKan patur ndoshta mardhenie intime
PërgjigjuPo kan patur marredhenie intime me motren dhe mamane tende o baxhelle.
Cpate o nipce ne cole ike me vrap zbathur skuptove gje ca u be tani vajte vrave kushon ne pabesi e ne erresire e preve bileten mesa shikoj
PërgjigjuPune fshataresh,patjeter qe per ndonje lek borxh qe viktima i ka pasur ose per ndonje gol njeri tjetrit. Sa per policin e vlores qe eshte mbushur me fahatar dhe te paaft ca do kapin? Keta jane te gjithe kushurinj, o komshinj ne fshat,ne mos ne nje ane ne anen tjeter dalin te njohur,marrin ndonje leke dhe mbyllin syte.
PërgjigjuSa per leke borxh shiko nje her cfar flet qyteti per ate djale ,sa e sa familie ka mbajtur me buke ai djal ,dhe kete qe e previ ne bese ky ka 10 vite ne kerkim dhe vetem leke i ka kerkuar ,i ka paguar dhe spitalet e operacionet e babait te autorit e perseri e vravi i pa besi .ai ka vrare dhe familien e vete ne kete rast se ato kete kishin qe i mbante
Ky i shkreti e ka majt me lek e me gjitha te mirat ate barbon. Dhe ai ja shperbleu me vrasje
E mbylle " karieren" e vrasesit me djalin e xhaxhait o kokra e fshatarit te trashe. Asgje nuk e justifikon vrasjen qe ke bere. Arestoni Spz dhe oficerin e krimeve te zones. Ata e kane ditur shume mire qe vrasesi ne kerkim ka qene verdalle neper fshat.
Përgjigjupolicia e vlore eshte komplet mafie bashke me shefat dhe ne krye shefin e komisarjatit dhe drejtorin aktual ata duhen hequr urgjentisht
PërgjigjuPo te jene ne polici gjithe fshataret pa shkolle e lopcare qe zbrit nga mali e behu polic dhe nuk i kapin se nuk duan ka shume qe kane vrare e bredhin rugve se u japin lek pordhicic se bythes vetem ligji me vdekje e mbylle kete gje po ky e ka vrare se do i kete sh…….gruan
PërgjigjuE lan me ba edhe nji vrasje pastaj u kujtun ta arrestojn
PërgjigjuNdoshta osht shum heret me fol se e ka vra djali i i xhaxhaj . Se mund te jete dhe ndryshe. Deri sa e kan vrare ne dere te personit qe osht ne kerkim per nje masker ne Cole. Mund te jet ngatrruar shinjestra. Mund tejet ngatrru nga hasmit kane kujtu per personin qe osht ne kerkim.deri sa kjo familje osht ne hasmeri.
PërgjigjuO expert qe vetem expert i midhjes e peshkut mund te jesh. Personi thot e vrava per nje arsye. Ca ngatërrim shënjestre je ty llomotit