VLORË – Një çift belg, i cili kishte ngecur në kanionet e Gjipesë midis Dhërmiut dhe Himarës, është arritur të shpëtohet nga zjarrëfikësit e Himarës.

Burrë e grua, rreth të pesëdhjetave, kishin ngecur në këto kanione që nga mëngjesi i sotëm.

Zjarrfikësit, për shkak të terrenit të vështirë, bënë të mundur nxjerrjen e belgëve, me anë të litarëve.