VLORE - Pavionet e Spitalit Rajonal të Vlorës do të kenë emrat e mjekëve tanë të nderuar, atyre që kanë kontribuar në shëndetësi ndër vite. Ky propozim është bërë ministrit të Shëndetësisë nga kryetari i Partisë Demokratike, njëherazi kandidat për deputet i Vlorës, Ardi Kollozi, këtë të shtunë, gjatë një takimi organizuar me mjekë, infermierë e drejtues së shëndetësisë në Vlorë.
Në fjalën e tij, kreu i demokratëve të Vlorës, vlerësoi punën e bluzave të bardha, duke theksuar se për ta dhe kontributin e tyre nevojitet mirënjohje. “Madje kjo maxhorancë,-tha ai,-do të vijojë të ketë vëmendje maksimale për shëndetësinë edhe në mandatin e saj të ardhshëm.”
Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova ka shprehur vlerësim ndaj këtij propozimi, duke theksuar se do ta mbështesë deri në fund propozimin e bërë nga Kollozi, me argumentin se s’ka gjë më pozitive se mirënjohja. “Për të gjithë ata që kanë qënë kontribues, e ne të gjithë bashkë,-u shpreh ministri Kosova,-do të vlerësojmë ato figura të nderuara.”
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com