VLORE - Në qarkun e Vlorës ka përfunduar sot pasdite rreth ores 19:30 numërimi i fletëve të votimit. Në KZAZ nr. 81 ka pasur debate ndërmjet komisionarëve të majtë e të djathtë, sepse sipas të majtëve, kandidatët e PD-së kanë dashur të hyjnë brenda vijës së numërimit.
Përreth KZAZ-së nr. 81, e cila përfshin Lumin e Vlorës ku kandidon kryetari i PS-së, ishin mbledhur shumë simpatizantë që kanë dashur të hyjnë brenda, ndaj aty shkuan forca të shumta policie që të shmangin incidentet.
Mbrëmë përfundoi numërimi edhe në Pallatin e Sportit, ku Shqiptarja.com dhe A1 Report ka qenë e stacionuar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe me transmetimet Live ka mbyllur përfundimisht procesin e numërimit për qendrat e votimit.
QARKU VLORE (12 MANDATE)
PS: 6 mandate
PD është minimumi historik që PD ka marrë në qytetin e Vlorës dhe në rrethinat e saj.
Nuk ka ndodhur kurrë më parë që të ulet në këto nivele. Duke qenë se në qytetin e Vlorës janë numëruar 78 Qendra Votimi të ndodhura në qytet, praktikisht janë 148 të ndodhura në qytet.
Pra bëhet fjalë për gati gjysmë e qendrave të Votimit, PD mund të shkojnë nëse dyfishohet numri prej 4 mijë e ca votash mund të shkojë deri në 8 mijë vota dhe kjo është hera e parë që ka ndodhur dhe që flitet gjerësisht që nuk është më fitorja e Partisë Socialiste dhe e aleatëve të saj, por është si ka mundësi që PD është ulur këtë nivel kaq të ulët në qytet.
Qarku i Vlorës deri më tani ka shënuar me të vërtetë një rezultat të fortë, teksa PS merr gjashtë mandate, LSI një mandat ndërkohë që PBDNJ sërish merr një mandat. Pra opozita e bashkuar merr tetë mandate, nga shtatë mandate që kishte zgjedhjet e kaluara.
Nëse PS nuk ka shtuar mandat, po ashtu dhe PBDNJ, deri më tani i vetmi përfitues është kandidati i LSI, Shkëlqim Selami. Kandidati i pavarur, ish-deputeti socialist me votat e tij nuk ka luajtur asnjë rol, ndërsja s’ka gjasa të fitojë. Ndërsa PD merr tre mandate nga 4 mandate që kishte, ndërsa PDIU deri më tani e ruan mandatin.
Redaksia online
(e.s/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

- Edi Rama
- Valentina Leskaj
- Koço Kokëdhima
- Luiza Xhuvani
- Fatmir Toçi
- Andrea Marto
- Shkëlqim Selami
- Vangjel Dule
- Astrit Patozi
- Arben Ristani
- Liljana Elmazi
- Dashamir Tahiri