VLORE-Tre persona janë plagosur nga një përplasje armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 te Kisha Ortodokse. Sipas gazetarit të Report Tv në Vlorë Armand Xhelili, dy grupe janë përplasur duke shkëmbyer zjarr dhe terrorizuar qytetarët për disa minuta. Të plagosurit janë Gazmend Canaj 27-vjeç, Taulant Beqiri 28-vjeç dhe Elis Llanaj 27-vjeç, të tre janë dërguar në spitalin rajonal dhe janë pjesë e dy grupeve.
Sipas burimeve nga spitali, Gazmend Canaj raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë një plumb në kraharor. Dy të plagosurit e tjerë kanë marrë nga një plumb në kofshë dhe tjetri në bark. Ata janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri mes dy grupeve, të cilët po lëviznin në dy makina.
Në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm njëra nga makinat, tip ‘Fiat Punto’ me targa italiane DJ 252 RC. Report Tv ka siguruar pamjet e makinës tip ‘Fiat’ e cila është bërë shoshë nga breshëria e plumbave.
Në ngjarje janë përfshirë tre automjete një prej të cilëve dyshohet se nuk ka lidhje me shkëmbimin e zjarrit. Autoritet lokale dyshojnë sakaq se një prej automjeteve nga është qëlluar është larguar menjëherë nga vendngjarja. Ende dihet se në cilën makinë kanë qenë personat e plagosur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 gëzhoja, 5 automatiku dhe 4 pistolete. Në spitalin e Vlorës ndodhen familjarët e të plagosurve dhe forca të shumta policie për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme.
/Shqiptarja.com

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, të cilat pritet të japin një ndihmesë të madhe në zbardhjen e plotë të plagosjes. Nëpër pika kryesore të qytetit janë ngritur edhe postblloqe për të bërë të mundur kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Pritet të merret edhe dëshmia e personave të plagosur, të cilët pritet të tregojnë më shumë rreth asaj që ka ndodhur.
[gallery]25684[/gallery]
d.b/shqiptarja.com

VIDEO