VLORE- Një 47-vjeçar është arrestuar të martën në Vlorë, pasi ka tentuar të vrasë një bashkqytetar të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orën 13.00 të 4 qershorit në lagjen “Kushtrimi” të këtij qyteti, pas një konflikti për motive të dobëta.
Pas sherrit, Dashnor Deshaj, ka tentuar të vrasë me thikë bashkëqytetarin e tij, me iniciale E.R.
I plagosuri aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Ndërkaq, uniformat blu të qytetit bregdetar kanë vënë në pranga Dashnor Deshaj, 47 vjeç, nën akuzën e “Vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë”.
Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com