VLORË- Një person është plagosur pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur shtetasi D.L, 39 vjeç, i cili sipas policisë ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.
Në njoftimin e policisë thuhet se i plagosuri është banues në fshatin Trevllazër, në Vlorë.
Ndërkohë po punohet nga policia për zbardhjen e plotë dhe rrethanat e ngjarjes.
/Shqiptarja.com

Njoftimi Policisë:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë, 30.10.2017, rreth orës 22:06, Salla Operative është njoftuar prej Spitalit Rajonal Vlorë se ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur.
Nga verifikimi paraprak rezulton se shtetasi D.L., 39 vjeç banues në Trevllazër dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri, i cili momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe Grupi Hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com