VLORE - Një tjetër biznesmen në sektorin e ndërtimit është bërë objektiv i një atentati me armë zjarri në qytetin e Vlorës, ndërsa vetëm 4 vjet më parë i kishte shpëtuar sërish një atentati me eksploziv.
Arben Veliko, 48 vjeç, i cili më parë ka qenë i dyshuar për trafik droge, por i liruar nga Gjykata e Lartë, ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar dy herë me plumba pistolete në afërsi të një pallati në zonën e “Ujit të ftohtë” në qytetin bregdetar.
Veliko është qëlluar me një plumb në bark dhe një në këmbë, ndërsa sipas bluzave të bardha të spitalit të Vlorës raportohet se biznesmeni ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(Në foto: Spitali i Vlorës ku është dërguar 47 vjeçari Arben Aliko)

(Në foto: Pamje nga vendngjarja e plagosjes së biznesmenit Arben Veliko)
Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se është bërë i mundur që të krijohet një profil e dy atentatorëve, pasi ka dhënë dëshminë e tij për grupin hetimor. Mësohet se Veliko ka rrëfyer për uniformat e policisë në spital se nuk i ka njohur atentatorët.
Biznesmeni Arben Veliko ka ndërtuar disa pallate në Vlorë, ndërsa është aksioner në tre kompani në “Albania&Grecce Beton”, “Pro Metal”, “Agri Sh.p.k”.
Në vitin 2010 ndaj biznesmenit dhe të vëllait të tij Rolandit është realizuar një atentat me lëndë eksplozive të vendosur në automjet, por fatmirësisht shpërthimi nuk shkaktoi viktima.
Atentati te pallati
Biznesmeni i sektorit të ndërtimit Arben Veliko i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në zonën e Skelës në qytetin e Vlorës. Arben Veliko, 48 vjeç ka mbetur i plagosur në këmbë dhe bark pasi është qëlluar dy herë me plumba pistolete në afërsi të pallatit ku banonte ai në zonën e “Ujit të ftohtë” në qytetin bregdetar. Sipas bluzave të bardha të spitalit të Vlorës raportohet se biznesmeni ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje dhe ka krijuar një përshkrim të tyre. Mësohet se Veliko ka rrëfyer për uniformat e policisë në spital se nuk i ka njohur atentatorët.
Kush është Veliko
Biznesmeni Arben Veliko ka ndërtuar disa pallate në Vlorë, ndërsa është aksioner në tre kompani në “Albania&Greçe Beton”, “Pro Metal”, “Agri Sh.p.k”. Në vitin 2010 ndaj biznesmenit dhe të vëllait të tij Rolandit është realizuar një atentat me lëndë eksplozive të vendosur në automjet, por fatmirësisht shpërthimi nuk shkaktoi viktima. Arben Veliko u arrestua pak vite më parë me akuzën e trafikut të drogës, por Gjykata e Krimeve të Rënda pushoi çështjen duke e lënë të lirë. Veliko gjithashtu është arrestuar edhe 10 vjet më parë me të njëjtën akuzë.
Emri i këtij biznesmeni është shumë i njohur nga policia pasi është konsideruar si një person i rëndësishëm në organizimin e trafikut të lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës. Veliko ka qenë i burgosur dhe në Greqi. Në vitin 2010 ai i mbijetoi një tjetër atentati.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO