Fillimisht mes 25- vjeçarit Antonio Veizaj dhe personit të plagosur është zhvilluar një konflikt verbal, i cili më pas ka degjeneruar edhe në përplasje fizike duke përdorur mjete prerëse.
Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi K.I, i cili së bashku me autorin e plagosjes ka marrë lëndime të lehta. Ndaj 25- vjeçarit Antonio Veizaj rëndon akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet një 25 vjeçar pasi gjatë një konflikti ka plagosur rëndë me thikë një tjetër shtetas !
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :
Antonio Veizaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi i mësipërm në afërsi të një lokal-bar në lagjen ''Pavarsia'' është konfliktuar për motive të dobëta, me fjalë dhe fizikisht duke përdorur mjete prerëse (thikë), me shtetasit K.I., dhe I.I., ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.
Dëmtime të lehta ka marrë edhe vet shtetasi Antonio.V., dhe shtetasi K.I..
Materialet hetimore në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal











