Vlorë-Biznesmeni 36-vjeçari Dalan Alliaj, është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm, në Vlorë, nga djali i xhaxhait të tij.
Viktima ka marrë 5 plumba në trup, ndërsa trupi i pajetë i tij është gjetur nga familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20: 25 minuta, ndërsa mësohet se autori është Bertil Alliaj, djali i xhaxhait të tij, i dënuar në mungesë për masakrën e Çoles.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, ku kjo e fundit ka transportuar trupin e 36- vjecarit në spital, por pa shënja jete.
Forcat e rendit, FNSH bashku me ekspertët e kriminalistikës, kanë bërë kqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar për në polici 5 persona.
Policia e Vlorës dhe forcat e FNSH janë duke krehur zonën dhe kanë nisur kërkimet në male për kapjen e autorit, pasi dyshohet se mund të jetë arratisur. Ndërkohë trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës, ku kanë shkuar edhe familjarë të viktimës.
Dalan Alliaj, rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier, me aktivitet në fushën e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve, mbarështimi i kafshëve në fermat agroblegtorale të mëdha, tregti kafshësh të gjalla si dhe servis e tregti automjetesh.
Policia e Vlorës ende nuk ka një pistë dyshimi, por është ende duke marrë në pyetje banore që mund te kenë lidhje me ngjarjen. Në vendin ku ndodhi ngjarja në fshatin Gjorm mungon ndriçimi, ndërsa kamera sigurie nuk ka në atë zonë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak në vijim. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Bertil Alliaj, i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Dalan Alliaj.
Pas kryerjes së krimit, shtetasi Bertil Alliaj është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Bertil Alliaj autori
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36- vjeçarit Dalan Alliaj, i cili u gjet i pajetë nga familjarët në fshatin Gjorm, në Vlorë.
Policia bënë me dije se viktima është qëlluar me 5 plumba nga djali i xhahait të tij Bertil Alliaj, ndërsa ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.
Mësohet se Bertil Alliaj është i dënuar në mungesë për masakrën e Çoles në Vlorë në vitin 2015.
Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur 36- vjeçari Dalan Alliaj, i cili u gjet i pajetë nga familjarët në fshatin Gjorm, në Vlorë ka mbërritur në Spitalin e Vlorës.
Komente









shefi i komisarjatit te vlores dhe drejtori policise jane te pa afte te mbajne ato poste me ne vlore.Duhen nderruar urgjentisht sepse ne vlore ka plasur nje rrugaceri e papare
PërgjigjuKomplet letyr ky bertili prodhim i bandes t fshatarve
PërgjigjuBiznesmen jane te gjithe ne shqiperi.
Përgjigju