ROME – Policia e qytetit të Romës, në bashkëpunim me Interpolin italian dhe policinë shqiptare, kanë arrestuar në Vlorë të kërkuarin Altin Hoxha, i cili ishte arratisur janarin e kaluar nga burgu i Regina Coeli, në kryeqytetin italian. Hoxha, i njohur për gjakftohtësinë e tij dhe i cilësuar nga viktimat e tij si “njeriu me sytë e akujt” për ngjyrën e tyre të kaltërt, pas arrestimit ishte parë disa herë në Itali. Ai dyshohet për grabitje dhe krime të tjera.
Hetimet e kryera nga policia italiane në bashkëpunim me Interpolin, çuan në lokalizimin e të kërkuarit në Shqipëri – njoftuan mediat italiane – një fshat të vogël pranë qytetit të Vlorës.
Hoxha, ndërkohë, për të humbur gjurmët, kishte ndërruar edhe identitet në Ali Islamaj dhe ishte strehuar në në fshatin e tij të lindjes ku mund të gjente mbrojtjen e fisit të tij.
Gjatë pasdites së sotme ai është pikasur nga agjentët italianë në Vlorë. Në momentin e arrestimit, me ton kërcënues, Hoxha u është drejtuar policëve duke thënë: “...keni ardhur deri këtu, unë ju njoh!”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com