VLORE - Policia e Vlorës ka marrë në mbrojtje familjen e kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë dhe njëkohësisht kandidat për deputet këtë qark, Ardian Kollozi.

Pas shpërthimit të së shtunës, më datë 1 qershor 2013, që ndodhi në pallatin 12-katësh ku banonte Kollozi dhe deputeti i LSI, Shkëlqim Selami, Partia Demokratike ka reaguar me tone të ashpra duke e cilësuar këtë ngjarje si një atentat nga militant të Partisë Socialiste.

Ndërkohë që nga ana tjetër, PS e ka dënuar këtë akt dhe ka bërë thirrje që të mos ketë politizim të situatës.Lidhur me këtë ngjarje, Drejtoria e Policisë së qarkut të Vlorës ka marrë nën hetim materialet fimike të subjekteve përreth, por deri tani autorët mbeten ende të paidentifikuar.

Gjithashtu policia ka vendosur në ruajtje një efektiv të policisë në hyrje të pallatit ku banon familja Kollozi.

Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)