Vlorë- Një makinë tip ‘Porsche’ ka ‘fluturuar’ paraditen e sotme në rrugën pranë paraburgimit në qytetin e Vlorës.

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com informojnë se ka mbetur i plagosur shoferi, ndërsa po ashtu janë aksidentuar edhe makina të tjera.

Siç shihet e edhe nga pamjet e siguruara Porsche është përmbysur në një anë të rrugës, ndërkohë makinat e tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për menaxhimin e qarkullimit të mjeteve të tjera.