VLORË-Tenton të korruptojë policin me 40 euro pasi kishte urdhër ndalimi në të gjitha vendet e zonës Shengen, arrestohet 26-vjeçari.
 
Besmir Qarri, banues në fshatin Akërni, Vlorë është arrestuar në në Pikën Kufitare të Kalimit - Porti Vlorë në momentin që i ofroi policit 40 euro.
  
Qarri rezulton i deportuar nga Zvicra në vitin 2016, pasi ka qenë i dënuar për vjedhje dhe ka marrë urdhër ndalimi, i cili vlen për të gjitha vendet e zonës Shengen.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit Besmir Qarri, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com