Vlorë, pranga për korrupsion Kreu
i Higjienës, MSH e shkarkon
Drejtori i politikave të Shëndetësisë, në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero doli sot në mëngjes në një konferencë për shtyp për të informuar për pushimin nga puna të drejtorit të Higjienës, një inspektori sanitar.
Drejtori i politikave të Shëndetësisë, në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero doli sot në mëngjes në një konferencë për shtyp për të informuar për pushimin nga puna të Drejtorit të Higjenës në Drejtorinë e Shëndetit Publik dhe dy inspektorët sanitarë të qytetit të Vlorës
Pushimi i tyre nga puna është bërë pas arrestimit nga policia e Vlorës për akuzën e korrupsionit pasiv. Të arrestuarit janë Gazmir Bundo Shefi i Higjienës në Vlorë, Afroviti Gjyli, inspektore sanitar dhe Pandeli Bilbili ndihmës inspektor sanitar
Policia e Vlorës në një konferencë për shtyp tha sot paradite se operacioni ishte koduar “Rikthimi”. Në bashkëpunim me njëri tjetrin ata përfitonin shuma të konsiderueshme parash nga subjektet tregtare, në këmbim të mosmarrjes së masave për ato që nuk përmbushnin kriteret higjeno-sanitare.
"Nga kontrolli fizik ushtruar ndaj këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe shumat e parave të cilat i kishin përfituar në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu bëjmë me dije se vetëm gjatë ditës së djeshme përvec shumave të parave të sekuestruara dhe provave të siguruara nëpërmjet aplikimit të metodave speciale të hetimit, janë administruar edhe 4 kallzime nga pronarët e 4 subjekteve tregtare në ngarkim të 3 shtetasve të mësipërm."- thuhet në njoftimin për shtyp.
Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrijnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.
TE ARRESTUARIT • Gazmir Esat Bundo, vjec 43, banues në Vlorë, me detyrë, Shef i Higjenës në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Vlorë.
• Pandeli Dyrmish Bilbili, vjec 55, banues në Vlorë, me detyrë, Inspektor Sanitar në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Vlorë.
• Afroviti Loni Gjyli, vjec 56, banues në Vlorë, , me profesion Mjeke, Inspektore Sanitare në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Vlorë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14882
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20