Në Vlorë kopshti nr 9 do te rikonstruktohet por prindërit janë të shqetësuar për transferimin e femijëve në një godine 3 km larg zonës së banimit. Ata kërkojnë nga bashkia të gjej një kopësht pritës ne lagjen e tyre.
Rreth 140 fëmijë që frekuentojnë kopshtin publik nr. 9 në lagjen “Lef Sallata” të Vlorës pritet të zhvendosen brenda pak ditësh, pasi godina do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Por vendimi për sistemimin e tyre në një institucion rreth 3 kilometra larg ka nxitur reagimin e prindërve, të cilët kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion drejtuar Bashkisë së Vlorës.
“Kam mbledhur disa prej firmave të prindërve që janë kundër lokacionit të ri. Nuk jemi kundër rikonstruksionit. Si do shkojnë fëmijët në kopësht? Sot është ditë me shi” tha një prind.
“Unë nuk mund ta çoj fëmijën aq larg. Nuk ia dal dot. Kam 2 të sëmurë në shtëpi. Rruga është shumë e largët” thotë një tjetër.
Prindërit nuk kundërshtojnë rikonstruksionin e kopshtit, por mënyrën se si është parashikuar të organizohet procesi gjatë punimeve. Ata kërkojnë që për periudhën e ndërhyrjes, fëmijët të sistemohen në një godinë më pranë zonës ku banojnë, duke shmangur udhëtimin e përditshëm prej 3 kilometrash.
“Thonë që do sjellin fugon. Ne nuk i lëmë dot fëmijët. Janë të vegjël” thotë një nënë..
“Problemi qëndron tek largësia e ambientit ku duan t’i çojnë. Nuk na kanë thënë a është magazinë, kopësht apo një ambient tjetër” thotë një prind tjetër.
Ndërkoh për rikonstruksionin e kopshtit nr. 9, Bashkia e Vlorës ka shpallur një procedurë prokurimi me fond limit rreth 36 milionë lekë. Sipas dokumentacionit të tenderit, afati i parashikuar për realizimin e punimeve është 12 muaj.










Komente
Komento