Vlorë, protestë në Këshillin Bashkiak, banorët: Duam dëmshpërblimet për shtëpitë

Ditën e sotme banorët e Orikumit, kanë protestuar në mbledhjen e këshillit bashkiak të qytetit të Vlorës me pankarta në duar, ku kërkojnë ujë dhe drita 24 orë pa ndërprerje. Përveç këtyre ka dhe banorë të lagjes “ Kushtrimi”, të cilët nuk janë dëmshpërblyer akoma për shtëpitë e shembura, të cilat u prekën nga ndërtimi i Transballkanikes.

Janë 28 familje në këtë lagje që pretendojnë se nuk kanë marrë dëmshpërblimet e premtuara. Ndërsa kryetari i bashkisë, Dritan Leli, nuk është prezent në këtë mbledhje të këshillit bashkiak.

keshilli bashkiak foto1 (3).jpg" style="height:439px; width:780px" />

( Banorët e Orikumit, të cilët protestojnë me pankarta në duar në këshillin bashkiak të Vlorës )

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?