Vlore- I ka kaluar thuajse 20 vitet e fundit pikërisht kështu, mbi dru, duke i dhënë formë e duke ndërtuar nga orenditë shtëpiake, te veprat e vogla të artit si skulpturat.
Ky është Vladimir Kamberi, artizani i njohur i Vlorës, që me shumë mund, arriti të krijonte një punishte të vogël, të marrë me qira.
“Kam rreth 20 vjet që punoj, që ushtroj këtë aktivitet. Më ka pëlqyer të bëj punime, simbole kombëtare, kam nisur me shqiponjat, pastaj punime në gurë e në dru, eca mirë, puna më eci shumë mirë” thotë Kamberi.
Por, gjithë mundi i jetës iu hodh poshtë ditën e 4 tetorit, kur reshjet përmbytën qytetin bregdetar.
Punishtja e vogël e drurit nuk i shpëtoi dot përmbytjeve dhe uji arriti deri në 50 cm duke marrë para çdo gjë. Dëmi thotë Kamberi shkon mbi 10 mijë euro.
Të themi të vërtetën kjo përmbytje na demoralizoi pak dhe na i preu krahët sepse ishte një humbje rreth 10 mijë euro, pati dëme në vegla, punimet artistike, të cilat do të dilnin në treg, ishin nga të shumëllojshmet, të vecanta, anije me gurë, erdha këtu për të shpëtuar diçka dhe shpëtova disa por nuk munda sepse uji erdhi me shumë rrëmbim dhe ishte rreth 50 cm ujë , rreth gjysmë metër, sa shumë mori uji ato të lehtat, format ishin gati, ishte puna e gati dy viteve” tregon ai.
Ai i kërkon bashkisë të vlerësojë dëmet dhe të japë dëmshpërblimin, pasi me këtë punishte artizani Kamberi ka mbajtur ekonominë familjare.
“Asnjë nga ana e bashkisë s'e ka marrë mundimin, asnjë këtu janë verifikuar dhe këtu te unë s'ka ardhë asnjëri për të më pyet çfarë dëmesh ke patur”
Si Vladimir Kamberi, me sytë nga bashkia janë edhe dhjetëra familje e biznese të tjerë që pësuan dëme nga përmbytjet e 4 tetorit, por procesi i dëmshpërblimit, ende nuk ka nisur.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tufat e deleve po pakësohen në lumin e Vlorës! Jeta e vështirë e blegtorëve: S’kemi mbështetje, më shtrenjtë uji se qumështi
26 Janar, 16:31
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71 vjeçari në Sarandë
26 Janar, 15:00
-
Shisnin kokainë dhe kanabis në qytetin e Vlorës, 2 të arrestuar
26 Janar, 12:50
-
Vlorë/ Siguroi automjetin që u përdor në atentatin ndaj Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari nga Kukësi! Autorët ende në arrati
25 Janar, 14:54
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Vlorë/ Kontrolle në një banesë në lagjen '10 Korriku', policia gjen një pistoletë me silenciator dhe 24 fishekë! Shpallet në kërkim 46-vjeçari (EMRI)
24 Janar, 10:34
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
23 Janar, 16:51
-
Të maskuar me kapuça, vidhnin makina dhe dyqane, arrestohen 3 ‘skifterët’ e Vlorës (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 12:15
-
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga, plagosen 4 persona
23 Janar, 11:21
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
Projektet/ ‘Rijetëzim për turizëm’, do bëhet Hotel vila 8100 m2 ku pushonte Enver Hoxha në Velipojë! Privatit dhe rezidencat qeveritare në Vlorë
21 Janar, 17:46
Na vjen shume keq qe te iku dem gjithe mundi, por ... sugjerojme te marresh teseren e Partise!
PërgjigjuTë cilës parti?
Po nuk ka punuar hidrovori, asnke surprize pritej permbytja
PërgjigjuKur do fillojne shqiptaret te mendojne per pronen e tyre dhe ta sigurojne si ne cdo vend te zhvilluar te botes? Pse duhet taksat e mia dhe te te tjereve te paguajne pronen tende? Taksat jane prone e perbashket qe eshte per te miren komune dhe jo ate individuape. Mbroje pronen, siguracion privat qe fundja nuk kushton dhe aq shume ne vit.
PërgjigjuNe kete rast qytetaret ishin viktima te keqmanaxhimit te situates nga bashkia qe taksat e tua te miat dhe te gjitheve ne vend qe ti investoi ne kanale ose hidrovore nuk dihet se ku i coi. Nuk e di si mendoni ju joshqiptaret?
Sude siguracion
Me vjen shume keq ,njeri i mire dhe i ndershem ,kemi bler te ky person punime me dru ulliri shume te bukura dhe me cmime me se normale.
Përgjigju