Vlorë, Pylli i Sodës plot me
pemë të prera dhe të rëna

Vlorë, Pylli i Sodës plot me<br />pemë të prera dhe të rëna
VLORË - Prej vitesh Pylli i Sodës, ose thënë ndryshe mushkëritë e qyteteve ose janë lënë pasdore dhe masakruar nda vete dora e njeriut.
 
Vetëm pak minuta larg Vlorës Pylli i Sodës. Një problem me kohë kanë qenë aty dhe ndërtimet pa leje, që së fundi u prishën nga bashkia e Vlorës në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor. Kurse tashmë problem tjetër që ka qëndruar në kohë, por vazhon ende, është neglizhenca ndaj këtij pylli.

Një numër i madh pemësh kanë rënë, duke dëmtuar dhe pemë të tjera. Një pjesë tjetër pemësh janë prerë nga dora e njeriut me qëllim përdorimin e tyre vetjak. Në pamje duken farë qartë prerja e pemëve nga sëpata e njeriut. Por rënia e pemëve nga erërat është një tjetër faktor, çka jep imazhin e një pylli të lënë pasdore.
 
Të intervistuar, qytetarët shprehen të indinjuar me këtë fakt, pasi disa prej tyre kanë qenë të rinj, kur ky pyll është mbjellë dhe duke e kraharsuar me kohën tonë, shprehet njëri prej tyre, është një ndryshim rrënjësor.

"Dikur shikonim pemë të gjelbra, kurse tani pemë të prera dhe të thara, që tregon një mosmirëmbajtje si nga qytetarët edhe nga institucionet. Nuk arrijmë ta kuptojmë Vlorën pa këtë pyll,  i cili është mushkëria jonë”, shprehet një tjetër banor.

pylli i sodes
pylli i sodes1


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet