Vlorë, qytetarë të shumtë i gëzohen motit të bukur, shëtitje në bregdet: Të rinjtë të braktisin kafenetë

Ka mjaftuar  rritja vetëm  me një gradë e temperaturave këtë fundjavë dhe Vlora popullohet në bregdetin e plazheve .Këtë fundjavë përgjatë plazhit të vjetër të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë preferuar shëtitjet në këtë bregdet si një terapi për një shëndet të plotë. Çifte të reja me të vegjëlit e tyre, por dhe mosha që pëlqejnë të përshkojnë me këmbë bregdetin për të pasur një fizik të qëndrueshëm e të fortë ,janë frekuentues sot të bregdetit. Këta të fundit e kanë dhe një ftesë për të rinjtë të cilët sipas tyre duhet të braktisin kafenetë e ti drejtohen rrezeve të diellit.

“Shikojmë rrezet e diellit, natyrën e bekuar të Vlorës. Të shtunë e të diel unë e bëj gjithmonë. Bëjmë ç’të jetë e mundur për veten. Ecja është e domosdoshme”, thotë një qytetar.

“Është e dyta herë sot që po e bëj ecjen. Tani do zhvishemi, po nuk u zhveshe nuk quhet plazh. Të rinjtë rrinë kafeneve. I kam thënë edhe djemve të mi, ‘jo kafene por këtu’, shprehet një grua.

“Vijmë këtu, Tirana është shumë rrëmujë”, thotë një i ri.

“Na jep një kënaqësi të madhe ky det kaq i bukur! Vlora është shumë e bukur.

Kështu shëtitjet e vlonjatëve por dhe të ardhurve nga qytetet e tjera ,nuk orientohen vetëm drejt Lungomares, por dhe rërës së plazhit për të marrë jo vetëm vitaminën D, por dhe shijuar ecje sportive në bregdet.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja