Banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome, të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit dhe emigrantë, kanë protestuar këtë të diel në Kakome. Ata kanë shembur rrethimin që prej 22 vitesh mbante të izoluar një prej pasurive më të mëdha me bukuri natyrore në zonë. 

Dy ditë para protestës së paralajmëruar është hequr porta metalike që ndalonte hyrjen e qytetarëve në këtë zonë të lakmuar bregdetare.

Kompania "Riviera" zotëron pronën në Kakome prej rreth 18 vitesh, pasi e ka marrë me qira nga shteti shqiptar në kohën e qeverisë së Sali Berishës për 99-vite (në një proces shumë të diskutueshëm).

Ndërkohë raportohet (e pakonfirmuar) se ka qenë Bashkia e Himarës që i ka hequr ditën e sotme portën metalike dhe telat e vendosur në hyrje të plazhit në Gjirin e Kakomesë.

lajm në përditësim...