Banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome, të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit dhe emigrantë, kanë protestuar këtë të diel në Kakome. Ata kanë shembur rrethimin që prej 22 vitesh mbante të izoluar një prej pasurive më të mëdha me bukuri natyrore në zonë.
Në intervistat e tyre, protestuesit tregojnë se kanë ardhur në mbështetje të kësaj kauze kombëtare. Ata thonë që janë aty për të rrëzuar qeverinë që ka lejuar të zaptohen pronat e tyre dhe për vite me radhë të mos shkojnë dot tek to.
“Me djersën e prindërve tanë. Me dersën e gjyshërve tanë, u bënë milionera. Na hapën rrugët, na tradhëtuan, thanë ikni në Greqi dhe ata ndjenjën këtu. I morën të gjitha, dhe u bënë milionera. Në Kakome, në Grykën e Brodanit mua më kanë thyer 4 brinjë policia. Kemi që në 2004 që luftojmë”,- tha një qytetare.
‘Protestojmë për këtë qeverinë e mirë shumë që ajo vodhi miliarda lekë dhe ai e ruan se e ka shumë xhan. Protestoj se kemi marrë këtë pronë, kemi lindur këtu, e kemi marrë me ligjin 7501 dhe këtë pronë na e mori Fatos Nano, Sali Berisha dhe Edi Rama”,- tha një protestues.
“Sot ne protestojmë për lirinë e popullit, për këtë vend të bukur që është thesar. Atë vend të bukur, Kakomenë, është thesar që asnjë mbret nuk e ka marrë. Këtë vend të bukur do ta gëzojnë bajzat dhe djemtë të tanë”,- tha një protestuese.
Dy ditë para protestës së paralajmëruar është hequr porta metalike që ndalonte hyrjen e qytetarëve në këtë zonë të lakmuar bregdetare.
Kompania "Riviera" zotëron pronën në Kakome prej rreth 18 vitesh, pasi e ka marrë me qira nga shteti shqiptar në kohën e qeverisë së Sali Berishës për 99-vite (në një proces shumë të diskutueshëm).
Ndërkohë raportohet (e pakonfirmuar) se ka qenë Bashkia e Himarës që i ka hequr ditën e sotme portën metalike dhe telat e vendosur në hyrje të plazhit në Gjirin e Kakomesë.
lajm në përditësim...
Komente






O populli aty Jan vetem plerat e grekut me Gjikurin ne krye si organizator.ven edhe flamurin shqiptar gjoja nuk Jan greket.ngrihuni o vlonjat SE do na vi greku deri be skele me keta 300 euroshat e Bejlerit
PërgjigjuShe pastaj thoni qe nuk eshte greku mbas ketyre
PërgjigjuTani hapni plazhin qe kanr zene tek Manastiri dhe tek Kep Merlin
PërgjigjuKUR BASHKOHET POPULLI NUK KA KRIMINEL QE DEL NGA VRIMAT...
PërgjigjuPo ju lutem o fshataret e mi te shenvasilit po pse kem kete urejtje per interesa shume te vogela ose biem pre e te tjerve po ku kemi pas toka a e mbajne men gjyshrit apo prindrit tane se si u bene taracat apo ruget me aksion ne kohen e Enverit se vetem me gomare ecnim po fain e ka vetem Sali berisha qe e ktheu vendin ne shkaterim dhe injoranc
PërgjigjuJa the po kujt ja the, ne vend te ecin para shkaterrojne cdo gje tani qe po punonim fort ne turizem . Agjenturat e grekeve