Vlorë, Rama: Janë bërë krime me
kalimin e pronës, nuk do tolerohen

Vlorë, Rama: Janë bërë krime me<br />kalimin e pronës, nuk do tolerohen
VLORE-  Pasditen e sotme, kryetari i PS-së Edi Rama, ka bashkëbiseduar me banorët e rajonit nr.4 të Vlorës. Një ish-demokrat, që pohoi se e kishte votuar 10 herë PD-në, e pyeti Ramën: "A ke ndonjë program konkret për Vlorën dhe me ardhjen e PS-së në pushtet, a do ketë ndonjë drejtor shkolle me shishe rakie në
xhep?"

Kreu i PS-së sqaroi se "nuk ka më Parti Demokratike, ajo është kthyer në parti e oborrit.Çështja e votimit sot është një mundësi, nuk është si lufta e gjelave e Kollozit, se ç’është një vend atje në Peqin ku me paratë e korrupsionit, ai shkon atje vë baste.  Por unë të sugjeroj që teserën e PD-së, ta mbash, mos ta grisësh, se PD-ja do rilindë. Unë jam i bindur se ne, në katër vitet e ardhshme do të bëjmë për Vlorën, atë që nuk i është bërë. Do t’i japim Vlorës një mbështetje shumë të madhe, se ajo është kryeqyteti historik i Shqipërisë. Ndërsa për punësimin në arsim, të siguroj se nuk do hiqet mësuesja e historisë, si ai rasti që kam parë, për të emëruar një mësuese fizarmonike, që në dasma këndon për Berishën".

Lidhur me pagesat që Berisha premton, kreu i PS-së ironizoi premtimin e kreut të qeverisë “që  thotë se do t’ua jap lekët në dorë! I vetmi Kryeministër 70-vjeçar sot, që mashtron. Po Vlora e di mirë se ai ia mori xhepin me gjithë pantallona. Por pastaj e mori edhe përgjigjen. Por do të jap edhe lekët e përmbytjeve, leket e naftës, të farërave. Thotë tani do t’u jap lekë të gjithëve. Se kemi edhe atë mosmarrëveshjen me LSI-së, që thotë t’ia japim falas, kurse me 1 euro. Se s’duam të tregojmë më përralla.  Shqipëria 1 euro, karrigia e tij 1 euro, kështu që  projekti do mbyllet me 1 euro!”

“Për ata që vazhdojnë ende të votojnë PD-së për inerci, sipas asaj “nuk votoj se e kam pasur gjyshin me Ballin”, Rama tha: “ Po të ishte çuar gjyshi e të shikonte se ti voton për Saliun, do të të kishte vrarë gjyshi ty!.

Rama ironizoi: "Saliu në fakt, nuk ka qenë komunist asnjëherë. Lloji më i keq i komunistit është antikomunisti. Po të ngjallej Enver Hoxha, Saliun ta keni sekretar të parë të Vlorës e do t’i thoshte që “ja, i futa në NATO, të minojmë  NATO-n nga brenda.”

"RAMA NE LLAKATUND: JANE BERE KRIME ME KALIMIN E PRONES"

Nga Vlora ku mbajti “Këndin e fjalës” me banorët e fshatit Llakatund, kreu i Partisë Socialiste ka theksuar se nuk do të tolerohen problematikat me kalimin e pronës. Sipas Ramës, deri më tani janë bërë krime me kalimin e pronës, dhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ky problem do të zgjidhet.
 
“Do bëjmë transparencën me pronat në bregdet, si dhe do të sigurojmë certifikatat për pronën. Investimet do i bëjnë në harmoni me zhvillimin. Janë bërë krime me kalimin e oronave dhe nuk do të tolerohen më. Ka mungesë ndërveprimi të pushteti lokal me atë qendror për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Rama.
 
Kreu i PS tha se vendi ynë ka rezerva të mëdha ujore, por ato nuk menaxhohen në mënyrën e duhur.
 
“Shqipëria ka burime të mëdha ujore, por nuk ka ujë të pijshëm, ka ndërprerje të energjisë, nuk ka ujë për vaditje. Tek uji ndahet mesjeta nga qytetërimi modern”, tha Rama.

RAMA: THUAJINI MALAJT, ARBEN TË DËGJUAM, VOTO PS
 
Kreu i Partisë Socialiste ka folur edhe lidhur me deputetin e pavarur për qarkun e Vlorës, Arben Malaj. Rama i ftoi qytetarët të bisedojnë me Malaj, sa herë ai u drejtohet atyre, por votën e tyre ta përdorin për të ardhmen e tyre.
 
“Arben Malajn ta keni mik, t’i hapni derën e shtëpisë tuaj, por edhe ta kuptojë që vota nuk është për miqësi, por për të votuar për të mirën tuaj, për të marrë certifikatën e pronësisë, për shërbim shëndetësor falas, dhe për arsim cilësor për fëmijët. Madje kur të vijë Arbeni, thuajini, Arben të dëgjuam, voto Ps-në”, u shpreh Rama.

RAMA: BERISHES? DO JA NJOHIM REKORDET NE NOT

Rama tha se bregdeti shqiptar është i ndotur nga mbeturinat dhe se duhet të punohet konkretisht për të eliminuar këtë problematikë. Ndërkaq, Rama përmendi dhe ironizoi edhe aktivitetin e përvitshëm të kryeministrit Berisha për të thyer rekordin e tij në not.
 
“Mban këmbët në tokë dhe thotë kush qëndron më shumë në ujë. E vendosi këtë sport, dhe në këtë pikë është rekordmen, do ja njohim këto rekorde”, tha Rama.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur